Suedia teston falas të gjithë personat që kanë simptoma

04 qershor 2020 | 22:45

Suedia ndryshe nga vendet e tjera ka vendosur që të testojë falas të gjithë personat që shfaqin simptoma. Këtë të enjte organet përkatëse kanë bërë me dije se do të ofrojnë testim falas, për personat që kanë simptoma të koronavirusit dhe do të kryejë gjurmime të kontakteve, të atyre që janë të infektuar.

Mediat bëjnë me dije se qëllimi i programit të ri të testimit është të kontrollojë shkallët e infeksionit në vend. Ndërkohë Suedia nuk ka zbatuar masa të rrepta të izolimit, sikurse shumë vende evropiane.

“Tani e tutje, të gjithë personat me simptoma do të jenë në gjendje të testohen pa kosto për COVID-19”, tha ministri i Financave në Suedi.

Njoftimi u bë, pasi autoritetet e këtij vendi thanë se do të lejojnë udhëtimin e brendshëm nëpër të gjithë vendin, gati tre muaj pasi një gjë e tillë u kufizua si pjesë e masave kundër pandemisë.

“Situata është ende serioze. Ky njoftim nuk do të thotë që rreziku ka kaluar. Nuk do të thotë që jeta të kthehet në normalitet“,  është shprehur kryeministri suedez, Stefan Lofven.

Deri më tani Suedia ka raportuar gati 42,000 raste me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi, dhe më shumë se 4500 vdekje. Sipas autoriteteve përkatëse drejtuesit e vendit kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se lufta kundër virusit është një “maratonë, jo një sprint”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është rivendosur flamuri i UÇK-së në oborrin e qeverisë, i…