Suhareka do të bëhet me QKMF të re
10 qershor 2026
| 12:02
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se pas zotimeve të dhëna, sot nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, për ndërtimin e QKMF-së së re.
“Ky investim, në vlerë prej 4 milionë euro, do t’i sjellë Suharekës një QKMF moderne, me kushte më të mira për pacientët dhe për profesionistët shëndetësorë. Urime, Suharekë! Vazhdojmë me investime në kujdesin parësor shëndetësor”, ka njoftuar Vitia.



