Sulm kibernetik ndaj uebfaqes së Trustit

11 dhjetor 2020 | 15:48

Uebfaqja e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës ka qenë cak i sulmeve kibernetike, në ditën kur është paraparë të nisë aplikimi online, për tërheqjen e 10 përqindëshin e kursimeve nga Fondi Pensional, konfirmuan për REL nga ky institucion.

“Bëhet fjalë për sulm kibernetik dhe jo mbingarkesa nga qytetarët. Besoj se për disa minuta faqja do rregullohet”, tha kryesuesi i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ruzhdi Morina.

“Nuk e dimë se nga kush është sulmuar, por e dimë që ka sulme kibernetike”, shtoi ai.

Morina tha po ashtu se tani po punohet në ndërrimin e platformës së sigurisë dhe se në ndërkohë është dashur të blihet “ekstra mbrojtje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari gjeneral i partisë FPÖ në parlamentin austriak plasi skandalin…