Sulm me raketa në Kremenchuk të Ukrainës, një i vrarë dhe 31 të plagosur

23 shtator 2023 | 08:33

Një sulm me raketa ka ndodhur në Kremenchuk të Ukrainës, ku është vrarë një person dhe dhjetra të tjera janë plagosur.

Guvernator i rajonit të Poltavas së Ukrainës, Dmytro Lunin ka bërë të ditur se operacionet e kërkim-shpëtimit në Kremenchuk kanë përfunduar

Ai bëri të ditur se një 31 persona janë plagosur, duke përfshirë tre fëmijë, shkruan Sky News.

“Kërkimi ka përfunduar. Si pasojë e sulmit me raketa në Kremenchuk, 31 persona u plagosën, duke përfshirë tre fëmijë. 16 persona u dërguan në spital dhe një person vdiq”, shkroi ai në Telegram.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka shtyrë edhe një herë datën e nisjes…