Sulm me thikë në Nju Jork, 4 persona të vrarë dhe 3 të tjerë të plagosur 

04 dhjetor 2023 | 11:05

Katër persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë në Queens, Nju Jork.

Policia në orët e para të së dielës ka gjetur viktimat në një shtëpi që i ishte vënë zjarri. I dyshuari ka goditur me thikë dy policë, para se të qëllohej nga njëri nga policët e plagosur.

I dyshuari është dërguar në spital, por u deklarua i vdekur pasi mbërriti atje. Policia ka thënë se kishte marrë një telefonatë nga një grua e cila kishte deklaruar se kushëriri i saj po i vret anëtarët e familjes së saj.

Kur policët kishin mbërritur në vendin e ngjarjes kishin parë të dyshuarin duke u larguar me dy valixhe. Derisa ata ishin përpjekur të flisnin me të, ai kishte nxjerr thikën duke goditur njërin polic në zonën e qafës dhe gjoksit dhe tjetrin në kokë.

Njëri nga oficerët ka nxjerrë armën e tij dhe ka qëlluar të dyshuarin. Kur më shumë oficerë u dërguan në vendngjarje, ata gjetën një vajzë 11-vjeçare në pjesën e përparme të shtëpisë. Ajo u dërgua në spital, por më vonë vdiq nga plagët e marra. Pasi zjarrfikësit e Nju Jorkut mbërritën në vendngjarje, shërbimet e urgjencës gjetën trupat e tre personave të tjerë brenda shtëpisë: një djali 12-vjeçar, një femër 44-vjeçare dhe një mashkull rreth të 30-tave.

Një grua 61-vjeçare u dërgua në spitalin Mount Sinai me plagë të shumta me thikë. Policia beson se të gjitha viktimat kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra me thikë dhe nga vendi i ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën që në hyrje…