Sulm në një kishë të krishterë kopte, 10 të vdekur

29 dhjetor 2017 | 15:04

Ministria e Shëndetësisë në Egjipt ka thënë se të paktën 10 persona janë vrarë pas një sulmi në një kishë ortodokse kopte afër Kajros, duke përfshirë edhe sulmuesin.

Sulmuesi është vrarë nga personeli i sigurisë pasi ai fillimisht kishte plagosur pesë roje, para se të tentonte të hynte në Kishën Marmina në jug të Kajros.

Televizioni shtetëror egjiptian ka raportuar se sulmuesi i dytë ka ikur nga skena e sulmit mirëpo është arrestuar më vonë, raporton “Rel”.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, mirëpo grupi militant, Shteti Islamik ka pasur cak disa herë brenda vitit kishat ortodokse kopte.

Në muajin mars, disa militantë të ISIS-it kanë qëlluar me armë zjarri 30 të krishterë në jug të Kajros derisa ishin duke vizituar një manastir.

Të krishterët koptë përbëjnë 10 për qind të popullatës së Egjiptit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi i Qeverisë se Kosovës, për të pezulluar përkohësisht për…