Sulm me raketë në Siri, 26 ushtarë të vdekur

30 prill 2018 | 08:08

Mediat siriane kanë raportuar se një sulm me raketë natën e mbrëmshme ka lënë të vdekur 26 ushtarë pro-qeveritarë në rajonin verior të Sirisë.

Agjencia siriane e lajmeve “SANA” ka cituar më 30 prill një burim ushtarak të ketë thënë se pozicionet në provincat Hama dhe Aleppo kanë qenë “subjekt i një agresioni të ri me raketa armiqësore”.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani ka thënë se sulmi duket të jetë kryer nga Izraeli, derisa shumica e të vdekurve kanë qenë iranianë.

Qeveria në Teheran ka dërguar mijëra luftëtarë për të mbështetur forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad në luftën civile shtatëvjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 19 vjet nga rënia heroike e komandantit të…