Sulm terrorist në kufirin SHBA-Kanada, shpërthen makina bombë në Ujëvarën e Niagarës (Video)

22 nëntor 2023 | 21:21

Një makinë bombë ka shpërthyer pak çaste më parë në Ujëvarën e Niagarës, duke shkaktuar mbylljen e kufirit mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

FBI e ka cilësuar ngjarjen si “tepër fluide”, ndërsa burime për televizionin amerikan “Fox News” nga agjentët amerikanë bëjnë me dije se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Makina që po udhëtonte nga SHBA-ja në drejtim të Kanadasë dyshohet se ishte mbushur me lëndë eksplozive kur ka shpërthyer në momentin që i është drejtuar godinës së policisë kufitare.

Të paktën dy persona që ndodheshin brenda në makinë, raportohen të vdekur. Një 27-vjeçar që dyshohet se nuk ka lidhje me ngjarjen, raportohet se ka mbetur i plagosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama i ka akorduar çmimin "Shqiponja e Artë"…