Sulme mbi fabrikën e dronëve në afërsi të Moskës

28 maj 2025 | 08:23

Fluturaket pa pilot kanë sulmuar një fabrikë dronës në qytetin e Dubnas, në rajonin e Moskës në Rusi.

Astra dhe Baza kanale këto në Telegram të afërta me Kremlinin, kanë publikuar pamjet dhe kanë cituar kryebashkiakun e Moskës, Sergei Sobyanin, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shfaqin dronët në qiell mbi Dubna si dhe shpërthimet dhe zjarri pas sulmeve.

Banorët lokale në video mund të dëgjohen duke thënë “u godit sërish kompania Kronshtadt”.

Në ueb-faqen e kompanisë është bërë e ditur se zhvillojnë “fluturake pa pilot, si dhe pajisje të ndryshme për forcat ajrore”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe pritet t’i kërkojë zyrtarisht Republikës së Kosovës…