Sulme të reja ruse në Ukrainë, 6 viktima, 36 të plagosur

24 nëntor 2022 | 08:15

Gjashtë persona u vranë dhe 36 të tjerë u plagosën në sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës më 23 nëntor.

Siç tha shefi i Policisë Kombëtare të Ukrainës, Ihor Klymenko, në transmetimin e telethonit mbarëkombëtar, policia deri më tani ka regjistruar sulme me raketa në 16 objekte në të gjithë Ukrainën.

“Në veçanti mund të konfirmoj se një shtëpi në qytetin Vyshgorod, rajoni i Kievit, u godit. Tre persona u vranë dhe 20 u plagosën. Në total, gjashtë persona u vranë dhe 36 të tjerë u plagosën në Ukrainë si pasojë e sulmeve të Rusisë”, tha Klymenko.

Rusia nisi të mërkurën një sulm masiv me raketa në një numër rajonesh të Ukrainës, veçanërisht duke synuar infrastrukturën energjetike. Aktualisht ka ndërprerje të energjisë në të gjithë Ukrainën, Mungon edhe furnizimi me ujë në disa rajone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i proceseve politike në vend, Agon Maliqi, ka komentuar…