Sulme vdekjeprurëse kundër forcave të sigurisë në Pakistan

03 korrik 2018 | 10:57

Gjashtë pjesëtarë të forcës paraushtarake të Pakistanit dhe dy oficerë të policisë u vranë në dy sulme të ndara, bënë të ditur autoritetet pakistaneze.

Ushtarët pësuan kur persona të armatosur sulmuan konvojin e tyre me armë zjarri dhe granata dore në jugperëndim të provincës Baluçistan, ka thënë administratori lokal, Hasil Khan.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori asnjë grup, raporton “Rel”.

Baluçistani, i cili kufizohet me Afganistanin dhe Iranin, është përfshirë nga dhuna sektare, sulmet militante islamike dhe një kryengritje separatiste që ka çuar në mijëra viktima që nga viti 2004.

Në një tjetër sulm në rajonin fisnor të Vaziristanit Verior, dy policë u vranë, ndërsa një tjetër u plagos, ka thënë Mohammad Ayaz Khan, administrator i qeverisë lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi do të…