Sulme vdekjeprurëse në Afganistan pas shpalljes së armëpushimit

08 qershor 2018 | 15:07

Militantët kanë kryer disa sulme vdekjeprurëse në Afganistan, një ditë pasi qeveria ka shpallur armëpushim të njëanshëm me talibanët, i cili do të hyjë në fuqi javën e ardhshme.

Në provincën lindore Nangarhar, militantët sulmuan shtëpinë e një ligjvënësi, duke lënë tre veta të vdekur.

Përgjegjësinë për këtë sulm e morën militantët e Shtetit Islamik.

Në provincën perëndimore të Heratit, së paku dy persona u vranë pasi persona të armatosur sulmuan një xhami në rrethin Shindand.

Zyrtarët afganë kanë se militantët e Shtetit Islamik kanë vrarë pesë policë në provincën Jovzjan.

Të enjten, presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka shpallur armëpushim me kryengritësit talibanë nga data 12 deri më 20 qershor, kur të kenë përfunduar edhe muaji i Ramazanit dhe Festa e Bajramit.

Ghani ka thënë se armëpushimi nuk do të përfshijë Shtetin Islamik, Al Kaidën dhe “grupet e tjera terroriste ndërkombëtare”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austria ka bërë me dije se do të mbyllë shtatë…