Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, reagon Rusia: Tregoni vetëpërmbajtje, problemet zgjidhni me mjete diplomatike

14 prill 2024 | 13:57

Rusia u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të “tregojnë vetëpërmbajtje” dhe “të shprehin shqetësimin” për përshkallëzimin e mëtejshëm pasi Irani ka lëshuar ​​raketa dhe dronë në Izrael gjatë natës së mbrëmshme.

“Ne po llogarisim në shtetet e rajonit që problemet ekzistuese t’i zgjidhin me mjete politike dhe diplomatike”, është thënë në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Moska ka shtuar se se ka paralajmëruar shumë herë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej “në mënyrë adekuate” një sulmi ndaj një konsullate iraniane në Siri, ku janë vrarë shtatë oficerë nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, duke përfshirë komandantë të lartë, raporton “BBC”.

Reagimi rus vjen pasi Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kanë kundërshtuar një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hartuar nga Rusia që do të dënonte një sulm në kompleksin e ambasadës së Iranit në Siri.

Irani ka akuzuar Izraelin për kryerjen e atij sulmi, por Izraeli ka thënë se nuk komenton raportet e huaja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora…