Sulmi i SHBA-së ndaj Venezuelës dhe arrestimi i Nicolás Maduros: Çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë deri tani
Përmbledhja e këtyre pikave të shkurtra më poshtë, është bërë nga CNN:
Çfarë dimë
• Donald Trump thotë se SHBA-ja ka kryer një “sulm në shkallë të gjerë” kundër Venezuelës
• Ai shton se presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe gruaja e tij janë kapur dhe “janë fluturuar jashtë vendit”
• Operacionin për kapjen e Maduros e ka kryer njësia Delta Force e ushtrisë amerikane, kanë thënë zyrtarë për partnerin amerikan të BBC-së, CBS Neës
• Venezuela ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe ka deklaruar se refuzon dhe dënon “agresionin ushtarak”
• Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, sipas senatorit republikan Mike Lee, nuk parashikon veprime të mëtejshme kundër Venezuelës
• Ky është grumbullimi më i madh ushtarak i SHBA-së në Amerikë që nga Lufta e Ftohtë dhe vjen pas javësh tensioni të shtuar, shkruan korrespondenti ynë Ëill Grant
Çfarë nuk dimë
• Ku ndodhen presidenti Maduro dhe gruaja e tij
• Nëse ka të vdekur ose të lënduar nga sulmet
• Shkalla e dëmeve në pjesë të Venezuelës pas sulmit
• Sa sulme janë kryer dhe vendndodhjet e tyre – do t’ju sjellim më shumë informacione së shpejti
• Më shumë detaje pse Trump vendosi të ndërmarrë këtë veprim – pritet të flasë më shumë në një konferencë për shtyp më vonë.
Rikujtojmë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë kryer “sulme në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe kanë “kapur udhëheqësin e saj, presidentin Nicolás Maduro”,si dhe gruan e tij, përcjell BBC.
Ja deklarata e plotë nga platforma Truth Social:
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolás Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është kapur dhe është dërguar jashtë vendit.
“Kjo operacion u krye në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të SHBA-së. Detaje të tjera do të pasojnë. Do të mbahet një konferencë për shtyp sot në ora 11:00, në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj! President DONALD J. TRUMP.”



