Sulmi iranian ndaj Izraelit, Begaj: Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë

14 prill 2024 | 12:41

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me sulmin iranian ndaj Izraelit.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Begaj shprehet se Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë ndaj Izraelit, ndërsa shton se çdo përshkallëzim i mëtejshme mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe shpreh shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë”, shprehet Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daniele De Rossi ka rikthyer buzëqeshjen te Roma, me skuadrën…