
Sulmi në shkollë në Graz, Kurti shpreh ngushëllime
10 qershor 2025
| 19:59
Kryeministri Albin Kurti u ka shprehur ngushëllimeve familjeve të viktimave të sulmit në shkollë që ndodhi sot në Graz të Austrisë që la të vdekur 10 persona.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmi tragjike në shkollën në Graz”, ka shkruar Kurti në X.
“Të gjithë e kanë të drejtën themelore për siguri dhe për një mjedis ku mund të mësojnë pa frikë dhe kërcënim”.
“Në emër të popullit dhe qeverisë së Kosovës, u shpreh ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura dhe shpreh solidaritetin tonë me popullin e Austrisë.