Sulmohet autobusi i KB Bashkimit, reagon KB Peja

09 shkurt 2020 | 13:50

Pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj KB Pejës është sulmuar me gurë autobusi i lojtarëve të KB Bashkimit. Pas këtij sulmi ka reaguar edhe skuadra pejane.

“Si klub e dënojmë këtë sulm dhe i gëzohemi faktit që ka përfunduar pa ndonjë lëndim tek ekipi i Bashkimit. Inkurajojmë Policinë e Kosovës që të hetojë rastin dhe kryesit e kësaj vepre të shëmtuar të dalin para drejtësisë. Shpresojmë që akte të tilla të mos përsëriten më në asnjë vend të Kosovës”, thuhet në reagimin e KB Peja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka komentuar çështjen e inicimit…