Sulmohet fizikisht një person në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

01 janar 2024 | 08:41

Një person është sulmuar fizikisht ditën e diel në Prishtinë.

Policia njofton se viktima është sulmuar nga tre persona të dyshuar.

“Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit meshkuj kosovarë”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar, rasti në procedurë hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot, automjetet me targa të Kosovës RKS do të…