Sulmohet me thikë një person në Drenas

14 gusht 2022 | 11:51

Është kanosur verbalisht dhe më pas është sulmuar me thikë një person në Drenas. Bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur verbalisht dhe sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti në kryeqytetin e Australisë, Canberra u evakuua sot pasi…