Sulmohet një autobus kosovar në Serbi, Pacolli kërkon të dënohet sulmi nga BE-ja

09 shtator 2018 | 20:53

Një autobus i një kompanie kosovare është sulmuar gjatë ditës së sotme në kohën kur po kalonte në territorin e shtetit fqinj, në Serbi.

E për këtë ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka kërkuar që ky sulm të dënohet nga BE-ja dhe Serbia. “Sulmi, me mjete të forta, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz, që sot ka ndodhur ndaj një autobusi të një kompanie kosovare, përderisa po kalonte tranzit nëpër territorin e shtetit fqinj -Serbisë është i papranueshëm dhe duhet të dënohet urgjentisht nga BE-ja, komuniteti ndërkombëtarë dhe vetë institucionet e rendit dhe Ligjit në Serbi”, ka thënë Pacolli.

Pacolli gjithashtu ka thënë,  se institucionet e sigurisë në Serbi duhet të marrin mësim nga profesionalizmi i treguar nga Policia e Kosovës gjatë vizitës së presidentit serb në Kosovë.  “Institucionet sigurisë të Serbisë duhet të marrin mësim nga profesionalizmi, përkushtimi dhe përgjegjësia e Policisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë shtetasve dhe qytetarëve, që jetojnë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur…