Sulmohet prokurori Valdet Avdiu, reagon Këshilli Prokurorial i Kosovës

03 prill 2019 | 14:57

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka bërë me dije se është sulmuar, ofenduar e kërcënuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Valdet.

Ky këshill dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes një reagimi për medie kanë shprehur shqetësimin për “aktin e ofendimit, kërcënimit dhe sulmit ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Valdet Avdiu, që ka ndodhur pas seancës gjyqësore në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare”.

Për këto dy institucione, aktet e tilla ndaj prokurorëve, janë të patolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht.

“KPK-ja dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit qëndrojnë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesin ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojnë në përmbushjen e misionit të tyre”, është thënë në reagimin e KPK-së dhe Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke shtuar se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e parë në katër ndeshjet e javës…