
Sulmoi fizikisht në gjendje të dehur zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Klinë
17 gusht 2025
| 09:08
Një person është arrestuar pasi, në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili ishte duke u marrë me një rast aksidenti trafiku të shkaktuar nga i dyshuari.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme.
“Klinë 16.08.2025 – 00:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili ishte duke u marr me një rasti të aksident trafiku të shkaktuar nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.