Superjahti luksoz del në shitje, kontrollohet me iPad

16 korrik 2019 | 11:34

Një superjaht luksoz është nxjerrë në shitje për 15 milionë dollarë. “Adastra” fitoi një seri çmimesh për dizajnin e saj në 2013 dhe mund të kontrollohet me iPad. Jahti është në pronësi të miliarderit Anto Marden. Dizajni “futuristik” duket si i dalë nga një film i zhanrit ‘Sci-Fi’, me krahë aerodinamikë që e ndihmojnë të lundrojë. Jahti ka 43 metra dhe është projektuar për t’i ngelur çdokujt në mendje. Vetëm 20 për qind e tij zhytet në ujë dhe konsumon rreth 14 për qind të sasisë së karburantit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një belg qëndroi i ulur në WC për gati pesë…