Superkupa e Italisë më 18 janar do të luhet në Arabinë Saudite

01 korrik 2022 | 14:46

Seria A ka shpallur zyrtarisht datën e Superkupës së Italisë, mes Milanit dhe Interit.

Kampionët e Italisë do të ndeshen me fituesit e Kupës, më 18 janar 2023 në Riad të Arabisë Saudite. Ora e kësaj ndeshjeje do të vendoset në marrëveshje me organizatorët vendas.

Kjo është përballja e tretë e konfirmuar me datë për sezonin e ri mes Milanit dhe Interit, pasi në Seria A sot ë ndeshen më 4 shtator për javën e pestë dhe më 5 shkurt për javën e 21-të të kampionatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti Veton Surroi do të jetë kandidat i Kosovës për…