Mediumi serb: Kurti e ka propozuar Veton Surroin për sekretar të RCC-së

01 korrik 2022 | 14:46

Publicisti Veton Surroi do të jetë kandidat i Kosovës për Sekretar të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për periudhën 2022-2024. Kështu të paktën ka raportuar të premten “Kosovo Online” nga burimet diplomatike.

Nga ky medium kanë thënë se nga një shënim të cilin kanë pasur qasje ta shohin, kanë parë se Qeveria e Kosovës një propozim të tillë ia ka dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës.

Në atë dokument, siç ka shkruar ky medium është thënë se Surroi është i njohur në rajon për përkushtimin e tij për paqen dhe pajtimin, si dhe për aspiratat evropiane dhe euroatlantike të popujve të Evropës Juglindore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një ceremoni solemne, flamuri i BE-së u bë sot…