Superliga e Kosovës, Trepça ’89 dhe Ballkani përballen sot

30 nëntor 2022 | 10:37

Sot me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet një ndeshje e mbetur në Superligën e Kosovës.

Trepça ’89 dhe Ballkani do të përballen në stadiumin ‘Riza Lushta’.

Ky takim i takonte xhiros së tretë, por ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Ballkanit në Evropë.

Ballkani synon fitoren dhe ngushtimin e diferencës me Dritën e vendit të parë, kurse mitrovicasit synojnë të largohen me aq sa është e mundur nga zona e rrezikshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, i është përgjigjur një pyetjeje…