Superliga rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së 14-t
20 nëntor 2025
| 16:56
Superliga e Kosovës rikthehet në aksion pas ndeshjeve të kombëtareve. Kësisoj në xhiron e 14-t në program janë pesë ndeshje për t’u zhvilluar, dy të shtunën dhe tri të dielën.
Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje është mes të Prishtinës së Re dhe Dritës të shtunën me fillim nga ora 13:00 në Lipjan.
Ndërkohë të njëjtën ditë nga ora 18:00 Prishtina pret Malishevën në “Fadil Vokrri”.
Të dielën në program janë edhe tri duele të tjera, me Ballkanin që pret Llapin. Gjilani para adhuruesve të vet takohet me Ferizajn, ndërsa sfida tjetër do të jetë në mes të Dukagjini dhe Drenicës.




