Surpriza, iPhone 11 do ngjajë me sistemin Android

16 qershor 2019 | 12:14

Apple pritet që të nxjerrë në treg iPhone 11, që do të jetë një surprizë e vërtetë, për çdo përdorues. Sikurse raporton UNILAD, Apple mund të heqë dorë nga fisha e saj karakteriske e karikimit për të kaluar në modelin që përdoret për pajisjet Android.

Pra, në vend të asaj që është quajtur “Lightening adapter” do të përdoret një ‘USBC’.

Pretendimet për këtë lloj ndryshimi vijnë pas publikimit të një fotoje që tregon një celular në modalitetin “recovery” në iOS 13.

Kjo do të thotë që iPhone 11 mund të vijë pa portin tipik, i cili ka qenë një tipar kyç në iPhone që nga viti 2012.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i…