Suspendohen dy zyrtarë policorë në veri

18 maj 2018 | 10:48

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka realizuar urdhëresën për sekuestrim në Mitrovicën e veriut të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me ç’rast ka urdhëruar suspendimin e dy zyrtarëve policorë.

“Hetimi është duke u zhvilluar në konsultim me prokurorinë kompetente me dyshimin se dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Veriut (njëri zyrtar policor e tjetri me gradën e kapitenit) kanë kryer veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, është thënë në një njoftim të IPK-së.

Po ashtu, IPK-ja ka njoftuar se si pjesë e realizimit të kësaj urdhërese më 16 maj janë sekuestruar disa pajisje kompjuterike dhe disa telefonave celularë si provë materiale të cilat do të shërbejnë për ndriçimin e veprave të cekura me lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria dhe Greqia mund të përmbyllin brenda qershorit marrëveshjen për…