Suspendohen tre mjekë të QKUK-së

07 gusht 2018 | 17:44

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se janë suspenduar tre mjekë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak se gjatë inspektimit nuk kanë qenë në vendin e punës.

Po ashtu ai nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook” ka treguar se edhe tre punëtorë të tjerë në QKUK janë komision disiplinor

Postimi i plotë i Ismailit:

Porsa u njoftova nga Bordi i ShSKUK-së, se gjatë një inspektimi, të cilin e ka bërë drejtori i këtij institucioni Basri Sediu, gjatë natës së djeshme, në disa klinika nuk i ka gjetur fare në vendin e punës disa mjekë dhe infermierë.

Si rrjedhojë, tre mjekë janë suspenduar nga puna, tre të tjerë janë dërguar në Komision disiplinor përfshirë edhe dy infermierë.

Duke e mirëkuptuar punën e vështirë dhe lodhjen e madhe që mund ta kenë gjatë ushtrimit të profesionit, mungesa në vendin e punës nuk e arsyeton askënd. Mungesa e tyre në vendin e punës mund të jetë humbje e madhe për dikë.

Ne po punojmë çdo ditë që të përmirësojmë kushtet për personelin mjekësor në vend, siç bëmë ditë më parë duke rritur pagat e kujdestarive për ta, por çdokush që sillet në mënyrë të papërgjegjshme karshi punës dhe qytetarëve tanë, nuk e meriton të jetë aty.

Këtë sjellje nuk e meritojnë mijëra profesionistë shëndetësorë, të cilët e bëjnë punën e tyre me nder dhe përgjegjësi, që të njollosen nga raste të tilla. Prandaj, në këto situata, nuk do të ketë kompromis dhe askush nuk do të falet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të manifestimeve “Ditët e diasporës në Kosovë 2018”…