Suspendohet drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë
21 prill 2020
| 14:48
Është suspenduar nga detyra drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë në Dyz, Burim Buleshkaj.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
Ai ka thënë se arsyeja e suspendimit është mosmbajtja e distancës sociale e paraparë me vendimin e qeverisë, si mas parandaluese kundër Covid-19.



