Sveçla i bashkohet Haxhiut në akuzat ndaj prokurorisë për ekspertizën e Astrit Deharit

14 prill 2022 | 12:37

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, i është bashkuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në akuzat ndaj Prokurorisë Speciale, pasi ka publikuar dy gjetjet e ekspertizës shtesë në rastin e Astrit Dehari.

Sipas Sveçlës, Prokuroria Speciale ka nxituar për të alarmuar mbi Raportin e ekspertizës nga Instituti zviceran, për rastin Dehari.

“Prokuroria Speciale, para pak ditësh nxitoi për të alarmuar mbi Raportin e ekspertizës nga Instituti zviceran, për rastin Dehari. Ndonëse në këtë raport janë 5 konkluzione, Prokuroria Speciale vendosi t’i publikojë vetëm dy prej tyre, dhe duhet ta kuptojmë pse zgjodhi të mos e jap të vërtetën e plotë. Kush ia kërkoi që me nxitim të flasë pjesshëm për një çështje e cila ka vëmendjen mbase të të gjithë qytetarëve të Republikës. Ky rast duhet të hetohet me profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim. Drejtësia për të duhet të vijë në vend. Dhe në anën tjetër organet të cilat merren me këtë çështje duhet të jenë shumë të kujdesshme”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko, një muaj më parë ka marrë…