Sveçla: Mbrëmë arritën 113 afganë, sot pritet të arrijnë edhe 131 të tjerë

31 gusht 2021 | 12:27

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka treguar se mbrëmë në Kosovë kanë arritur edhe 113 afganë.

Në një konferencë për media, ai ka treguar se ata janë strehuar në ish kampin e “Bechtel-Enkas” në afërsi të Ferizajt.

“Pas kërkesës zyrtare të SHBA-ve dhe NATO-s për strehim të shtetasve afganë, Qeveria e Kosovës ka vendosur t’iu ofroj strehim dhe mbrojtje të përkohshme. Ne kemi mbërritjen e dy grupeve të shtetasve afganë. I fundit ka qenë mbrëmë pas mesnate, ku 113 shtetas afgan bashkëpunëtor të NATO-s së bashku me familjarë të tyre kanë ardhur janë proceduar sipas ligjeve të Kosovës dhe janë akomoduar në ish kampin e Bechtel Enkas në afërsi të Ferizajt”, ka thënë Sveçla, duke treguar se sot pritet të vijnë në Kosovës edhe 131 shtetas tjerë afganë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e kryetarëve të komunave të Kosovës sot nuk kanë…