Sveçla: Në aksionin në veri u lënduan tetë policë, i ftoj organet t’i gjejnë sulmuesit

13 tetor 2021 | 16:40

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, ka thënë se aksioni i sotëm në katër rajone të Kosovës ka përfunduar me sukses.

Sveçla në një konferencë për media ka thënë se ky aksion është zhvilluar në vazhdën e angazhimit në luftën kundër kontrabandës, teksa ka shtuar se nuk është bërë kundër qytetarëve të caktuar apo lokacioneve të caktuara.

“Aksioni i sotëm në katër rajone rezultoi i suksesshëm me konfiskimin e mallrave dhe me arrestimin e personave të përfshirë në kontrabandimin e  tyre. Ky aksion është në vazhdën e angazhimit tonë në luftën serioze kundër krimit të organizuar në tërë territorin  e Kosovës dhe në asnjë mënyrë nuk është i drejtuar ndaj qytetarëve dhe lokacioneve të caktuara. MPB-ja dhe agjencitë e saj ekzekutive nuk do të lejojnë në asnjë moment që askush të e minojë rendin dhe sigurinë publike në asnjë cep të Kosovës. Të gjithë personat pavarësisht etnisë politike, etnie apo religjioni do të përballen me forcën e ligjit”,  ka thënë Sveçla.

Më tutje, Sveçla ka konfirmuar se nga aksioni në veri kanë mbetur të lënduar tetë zyrtarë policorë.

“Tani kemi tetë zyrtarë policorë të lënduar në këtë aksion. Unë këtyre u urojë shërbim të shpejtë dhe kthyem në detyrë dhe ftojë autoritetet përgjegjëse që kryesit e sulmit ndaj personave zyrtar të kthehen para drejtësisë”, është shprehur Sveçla, duke folur edhe për sulmin ndaj gazetarëve që po raportin nga veriu.

“Edhe gazetarët ishin sot dëshmitarë por edhe viktima të strukturave të shfrenuara atje që tashmë janë të patolerueshme”, është shprehur ministri Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, më 2…