Sveçla në Bruksel, vazhdon procesi deri në kompletimin e liberalizimit të vizave

30 qershor 2022 | 20:56

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se në Bruksel është takuar me Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson, ku kanë folur për lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës.

Sveçla thotë se Johansson i ka rikonfirmuar se kriteret për lëvizje të lirë janë plotësuar.

“Kisha kënaqësinë që të takoj në Bruksel Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme Ylva Johansson. Shpreha falënderimin tonë për ri-konfirmimin e Komisionit Evropian se Republika e Kosovës ka plotësuar në tërësi kriteret për lëvizjen e lirë për qytetarët tanë”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se komisionerja e BE për Punë të Brendshme Johansson ka rikonfirmuar që Komisioni qëndron prapa vlerësimit të tij dhe se puna vazhdon tutje në kuadër të procesit ekzistues deri në kompletimin e liberalizimit të vizave.

“Biseduam mbi arritjet e Qeverisë sonë nga hera e fundit kur jam takuar virtualisht me znj. Johansson. Lufta ndaj krimit, korrupsionit, trafiqeve të ndryshme dhe të gjitha veprimtarive ilegale mbetet prioritet i yni andaj në këtë kuptim kam shprehur gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë me të gjitha shtetet aleate për krijimin e stabilitetit në vendin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një javë pasi u nda nga jeta, në Prishtinë u…