Iu dha lamtumira e fundit producentes, Vjosa Berisha

30 qershor 2022 | 20:20

Një javë pasi u nda nga jeta, në Prishtinë u nderua jeta dhe vepra e producentes, Vjosa Berisha.

Vendosur në arkivol druri, rreth e rrotull mbuluar me lule, trupi i pajetë i artistes qëndroi për herë të fundit në foajenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Të shumtë ishin qytetarët, përfaqësues të insitucioneve të vendit, por edhe artistët që u përkulën para arkivolit që u mbulua me flamurin shtetëror të Kosovës.

Vjosa ishte njëra nga producentet shqiptare më të njohura dhe të suksesshme.

Ajo në muajin mars të vitit 2021 ishte diagnostikuar me kancer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fjala ime në mbledhjen komemorative kushtuar poetit tonë të madh,…