Sveçla në Kroaci flet për situatën e sigurisë në Kosovë

30 nëntor 2023 | 12:42

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kroaci me ç’rast në Parlamentin kroat është takuar me anëtarët e Komisionit për Politikë të Brendshme dhe Siguri Kombëtare të kryesuar nga Sinisha Hajdash Donçiq.

Sipas Sveçlës në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në vend, veçanërisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri.

“Shpreha mirënjohjen për partneritetin e shkëlqyer që kemi me Kroacinë dhe për rolin aktiv në mbështetjen e pakursyer për Kosovën në vazhdimësi, si në procesin e njohjeve, anëtarësimeve në mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtar. Diskutuam për situatën e sigurisë në vendin tonë, veçanërisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit ku shpalosa të gjitha faktet që pas këtij sulmi qëndron Serbia me të gjitha kapacitetet shtetërore të saj. Po ashtu, i njoftova anëtarët e Komisionit për të arriturat tona në luftën kundër krimit të organizuar”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

Postimi i plotë i Sveçlës:

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GJILAN Adresa:Rruga e Prishtinës Euro Diesel: 1.29€ Bezinë: 1.19€ Nuk…