
Sveçla takohet me homologun kroat në Zagreb, Martin Berishajn e merr me vete
18 qershor 2025
| 12:49
Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka takuar homologun e tij kroat, Davor Bozhinoviq. Sveçla është parë nën shoqërimin e ambasadorit Martin Berishaj.
Sveçla ka shpërndarë detaje të takimit në “Facebook”, pa përmendur se në takim ishte edhe Berishaj, i përfolur për shitblerje të energjisë elektrike.
“Në këtë takim diskutuam për situatën e sigurisë për vendet tona, me theks të veçantë mbi rrethanat e reja të krijuara dhe përkushtimin e ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë”, ka shkruar Sveçla.