Sveçla takon delegacionin çek: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj vendit tonë

24 prill 2024 | 16:20

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur të mërkurën në takim Tomas Czernin, nënkryetar i Senatit të Parlamentit të Çekisë dhe Pavel Fischer, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje.

Sveçla ka falënderuar Republikën e Çekisë për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës.

“Prezantova angazhimet trevjeçare të qeverisë sonë veçanërisht në fushën e sigurisë publike, luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kontrabandës, trafiqeve të ndryshme dhe terrorizmit. Diskutuam për situatën aktuale të sigurisë dhe për sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia e cila vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj vendit tonë. E falënderova delegacionin çek për reagimin publik në dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij sulmi. Z. Fischer në emër të delegacionit të Republikës së Çekisë falënderoi për mikpritjen dhe përgëzoi për angazhimin e vazhdueshëm që pavarësisht sfidave të njëpasnjëshme kemi arritur të kemi suksese në prioritetet tona. Të dyja palët shprehëm gatishmërinë e plotë për thellim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë”, ka thënë Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse sezoni i ardhshëm është larg, Galatasaray ka nisur…