
Sveçla takon Ragmi Mustafën, flasin për nevojat e shqiptarëve të Luginës
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim, Ragmi Mustafën, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.
Mustafa ka uruar ministrin Sveçla për marrjen e detyrës, si dhe shprehu vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e komunikimit mes tyre.
Sipas njoftimit të ministrisë, Sveçla ka falënderuar Mustafën për urimet duke ritheksuar përkushtimin e tij për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me qëllim të adresimit të nevojave të shqiptarëve atje, sidomos për një pjesë të qytetarëve të kësaj ane që jetojnë në Kosovë.
Gjithashtu në takim, Sveçla ka theksuar se roli i MPB-së do të jetë në funksion të shërbimit sa më të mirë të qytetarëve të kësaj ane dhe se është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me përfaqësues të shqiptarëve, me qëllim që të ngriten çështjet që ua lehtësojnë jetën qytetarëve atje.