Mbi 4 200 nëpunës të institucioneve shëndetësore kanë marrë vaksinën kundër Covidit

08 prill 2021 | 11:40

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri dje mbi 4 200 nëpunës të institucioneve shëndetësore kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.

Ndërkaq nga sot, procesi është shtrirë edhe te grupet e tjera prioritare sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër Covid-19, përfshirë këtu të moshuarit dhe personat e vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar.

Sipas njoftimit të MSh-së, ekipi menaxhues i procesit të vaksinimit në Prishtinë, përkrahur nga Komiteti për vaksinim kundër Covid-19, bashkë edhe me ekipet e njësive të vaksinimit anekënd Kosovës, vullnetarët, dhe kontribues të tjerë janë përfshirë në administrimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm në luftën e përbashkët kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zuckerberg u zbulua se po përdorte “Signal” duke publikuar numrin…