Syla: Fëmijët e dëshmorëve të kenë përparësi në konkursin për rekrutë dhe kadetë në FSK

16 gusht 2020 | 17:15

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka thënë se është i papranueshëm fakti që fëmijët e dëshmorëve apo luftëtarëve të UÇK-së nuk kanë prioritet në konkursin për rekrutë dhe kadetë të Ushtrisë së Kosovës.

Më këtë rast, Syla ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që fëmijët e dëshmorëve, të jenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që të nxjerrë akt nënligjor, në mënyrë që fëmijëve të dëshmorëve t’iu lehtësohet mënyra e të qenit pjesë e Ushtrisë së Kosovës.

“E pa pranueshme që Ministria e Mbrojtjes të mos nxjerrë ndonjë akt nënligjor, që fëmijëve të dëshmorëve apo luftëtarëve të iu lehtësojë që të bëhen pjesë e ushtrisë tonë. Qoftë edhe vetëm një pikë në konkurse, në shenjë respekti të sakrificës së prindërve të tyre në luftën për liri. Kjo nuk ndodhë as për kadetët e rinj e as për rekrutët. Paramendoni në shtete të tjera, kategorive të tilla iu bëhet ofertë në shtëpi, nga rekrutuesit, sepse ka vlerë të madhe nëse në ushtri shërbejnë fëmijët e luftëtarëve e dëshmorëve. Asnjëherë nuk jam për diskriminim të dikujt. Por, në shumë sfera, tradita ka rol kryesor. E më së shumti në shërbimin ushtarak”, ka shkruar Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të kalosh kohë në rrjete sociale si Instagram, Snapchat apo…