Syla: Fitore Pacolli s’është as e para as e fundit që djeget nga partia

26 shkurt 2021 | 21:31

Gazetari Valon Syla, njëherit edhe opinionist, ka reaguar pasi mediet raportuan për rënien e votave të kandidates për deputete nga radhët e VV’së, Fitore Pacollit, në Prishtinë.

Syla ka thënë me anë të ‘Facebook-ut se “sje as e para as e fundit që partia e djeg”, teksa ka vazhduar ironinë.

“Fitore Pacollit as tenxherja e as baneri si kreu pune. Me duket ja paska lu lojen nana parti. Lajme te kqia nga Prishtina pak vota”, thuhet në postimin e tij.

Ndryshe, në zgjedhjet e 14 shkurtit, Pacolli arriti që të marr vetëm 2 mijë e 072 vota në Prishtinë.

Këto të dhëna dolën nga numërimi i votave në 228 vendvotime në Prishtinë dhe formularëve të publikuar nga KQZ-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adnan Merovci, ish-shef i Protokollit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova thotë…