Syla për deklaratën e presidentes: Shumë pak na intereson, ajo asnjëherë nuk e ka luajtur rolin e saj

06 gusht 2025 | 11:50

Nënkryetari i OVLUÇK-së, Gazmend Syla, ka komentuar mbështetjen e presidentes Vjosa Osmani për protestën e nesërme, duke thënë se qëndrimi i saj nuk iu intereson.

Sipas tij, presidentja asnjëherë nuk ka luajtur rolin e vet karshi kësaj situate e as karshi Gjykatës Speciale.

“Ftesa ka qenë për të gjithë qytetarët e Kosovës, qëndrimi i presidentes, me thënë të drejtën, shumë pak na intereson. Presidentja asnjëherë nuk e ka luajtur rolin e vet karshi kësaj situate e as karshi Gjykatës Speciale. Ajo asnjëherë nuk na ka kontaktuar e as vizituar; është tepër e parëndësishme se çka ka thënë presidentja”, ka thënë Syla në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…