Syla shkakton të qeshura: Prishtinalitë shkojnë për iftar në Graçanicë për speca n’pavllak e n’mazë

30 mars 2023 | 22:57

Gazetari Valon Syla ka thënë se liderët e Kosovës dhe të Serbisë nuk e reflektojnë realitetin që e ndeshin cdo ditë në shtetet e tyre.

Syla thotë se shqiptarët që jetojnë në Mitrovicë, shkojnë në veri për të bërë Pazar se ë2shtë më lirë.

“Unë nuk mendoj se shqiptarët dhe serbët dallojnë e janë superiorë nga njëri-tjetri. Refleksion i një regjioni ballkanik. Nuk besoj se serbët janë superior ndaj shqiptarëve apo anasjelltës. Por këta kanë ndërtuar një refleksion që nuk përceptohet me realitetin”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

Tutje ai tha se prishtinasit, shkojnë në Graqanicë për të bërë iftar.

“Për shembull, shqiptarët e Mitrovicës shkojnë në veri të blejnë barna, shembull pe marr. Bëjnë pazar atje. 9 euro më lirë janë disa barna veq 200 metra më andej. Prishtinalitë shkojnë në iftar në Graqanicë. Kur dojnë mi befasu gratë, i qojnë për darkë atje. I njeh secili hotelier i Prishtinës. Bile befasohen, thonë si nuk po vijnë këtu këta prishtinali që flasin për iftar ditë e natë, e pastaj shkojnë në Llapnasellë atje për speca n’pavllak e n’mazë”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazil- Tmerr në Brazil. Një grua 36-vjeçare, e cila ishte…