Syla: Vuçiqi e shpërbleu me gradë një person pas masakrave që kreu në Kosovë
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Gazmend Syla, ka vazhduar me publikimin e dokumenteve në lidhje me krimet që Serbia ka kryer në Kosovë.
Kësaj radhe, ai ka pyetur presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, nëse masakrat për të cilat është përgjegjës Lubomir Dikoviq, janë meritë e gradimit të tij.
Postimi i plotë i Sylës në llogarinë e vet në “Facebook”:
Z. Vuçiq, a janë masakrat që kreu në Kosovë, meritë që e gradove Gjeneralin Dikoviq? Lubisha Dikoviq, ishte komandant i Brigadës 37 të Motorizuar. Nën komandën e tij ishin mbi 4500 ushtarë, që vepronin kryesisht në Kosovën Qendrore. Janë rreth 450 shqiptarë civilë të vrarë në zonën e përgjegjësisë së tij, shto këtu dhunimet dhe deportimin e popullatës.
Në dokumentet që do paraqes, argumentohet urdhri i tij për “pastrimin e territorit” ku përpos se u zhvarrosën viktimat shqiptare, kryesisht nga Izbica dhe fshatrat përreth, u urdhërua edhe ekzekutimi i kafshëve.
Shumë prej mbetjeve mortore të viktimave, janë gjetur në fshatin Rudnica në Serbi. Ndërkohë, përpos se asnjë gjykatë nuk është marrë me dosjen Dikoviq. Në kohën e pushtetit të Vuçiqit, ai u shpërblye me detyrën e shefit të shtabit të Ushtrisë Serbe, në vitet 2011-2018. Z. Vuçiq a janë krimet që kreu në Kosovë, meritë e gradimit të tij?
https://www.facebook.com/ZyrtareGPAAK/posts/2407203789575527



