Syla, zyrtarëve të PDK-së: Keni marrëveshje të fshehur me LV-në

08 shkurt 2021 | 21:59

Gazetari Valon Syla mendon se një pjesë e elekotratit të PDK-së mendon se kjo parti  ka marrëveshje me VV-në që pas zgjedhjeve të 14 shkurtit të bëjnë koalicion qeverisës.

“Ka interpretime se ju keni një koalicion me VV-në dhe nuk keni pasur dëshirë që Nisma të jetë pjesë e një koalicioni të ardhshëm me VV-në”, ka thënë Syla në Pressing.

“Është përshtypje e një pjesë të elektoratit të Nismës dhe të PDK-së që e shohin këtë çështje kështu”, shpjegoi Syla.

‘Domethënë ju jeni marrë vesh, ju jeni frikësuar në njëfarë mënyre nga pjesëtarë të ish PDK-së dhe Nismës që ju thjesht s’keni dashtë që të jetë më një pjesë e PDK-së që do ta marrë një ministri dhe do të bëhet pjesë e një koalicioni të ardhshëm me VV-në”, tha Syla.

“Kësi lloj diskutimi ne nuk kemi pasur”, u përgjigj Uran Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip…