
Sylë Dukolli i NISMA-s, kandidati për asamblist me numër 25: Me Ekrem Kastratin do ta bëjmë Kijevën urbane
Kandidati për asamble komunale nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Sylë Dukolli i cili garon me numrin 25 në listën zgjedhore ka thënë se me kryetarin Kastrati do ta bëjnë Kijeve Urbane. Këtë premtim Dugolli e ka bërë gjatë paraqitjes së tij publike ku ka prezantuar planin e tij dhe shtytjen e projekteve të tija gjatë mandatit qeverisës të Nismës Socialdemokrate dhe kryetarin të tashëm dhe të ardhëm të komunës, Ekrem Kastrati. Dukolli u ka bërë thirrje banorëve të Kijevës dhe të gjithë Malishevës që të mbështesin Listën e Nismës me numër 186 për asamblenë komunale dhe numrin 25.
Njoftimi i plotë i Sylë Dukollit:
PËR KIJEVËN URBANE
Të nderuar qytetarë të Malishevës,
Në zgjedhjet e 12 tetorit, keni mundësinë për ta forcuar zërin tuaj në Kuvendin Komunal në Malishevë.
Si kandidat zotohem se do jem përfaqësues dinjitoz i juaji, duke ngritur zërin rreth secilës kërkesë dhe shqetësim tuajin siç e kam dëshmuar edhe më parë.
Vota dhe besimi juaj në mua, përtej përfaqësimit gjithmonë ka qenë angazhim i ndershëm dhe i përgjegjshëm i imi, karshi çdo qytetari të Malishevës.
Puna dhe përkushtimi ynë, krejt bashkë siç edhe deri më tani e ka sjellë Malishevën një qytet urban, funksional e shumë miqësor.
Ne si ekip kemi vizione të qarta për Malishevën dhe të ardhmen e saj.
Tani do vazhdojmë me Kijevën Urbane.
Një lokalitet me shumë fshatra për rreth Kijeva do të funksionalizohet edhe më tutje duke ofruar shërbime të shumta për secilin qytetar.
Projekti Kijeva Urbane do gërshetojë civilizimin, parlamentarizmin dhe sakrificën e qytetarëve të Llapushës e të shqiptarëve në përgjithësi.
Kijeva urbane do realizohet me Ne, në krye me Kryetarin Ekrem Kastrati.
Ne do vazhdojmë duke dëshmuar me projekte që bëjmë punë dhe vepra të mëdha për vendlindjen tonë.
Përvoja, përkushtimi dhe energjia ime vazhdimisht do jenë në shërbim të transparencës, zhvillimit ekonomik, bujqësisë, rinisë, dhe barazisë sociale.
Me vizionin e Nisma Socialdemokrate, me mua si anëtar në Kuvendin Komunal dhe me kryetarin Ekrem Kastrati bashkë do punojmë çdo ditë që të rrisim nivelin e mirëqenjes dhe jetesës së çdo qytetari të Malishevës.
Prandaj ju ftojë që më 12 tetor, të më votoni Sylë Dukollin me nr. 25 nga Nisma Socialdemokrate 186 – për një Kuvend Komunal ku fjala jonë dëgjohet dhe puna e ndershme shpërblehet.
Voto Ekrem Kastrati për kryetar komune #nismasocialdemokrate 186✅