Dyvjetori i Banjskës, Franca kërkon që kryesit e sulmit kriminal të dalin para drejtësisë
24 shtator 2025
| 16:41
Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar në dyvjetorin e sulmit terrorit në Banjskë, ku ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Ambasada franceze ka kërkuar që autorët të dalin para drejtësisë.
“Dy vjet pas sulmit kriminal në Banjska, që ia mori jetën rreshterit Afrim Bunjakut, mendimet tona janë me familjen e tij. Franca vazhdon të bëjë thirrje që autorët e këtij sulmi vdekjeprurës të sillen para drejtësisë”, ka njoftuar Ambasada e Francës.



