Haxhiu takon ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për barazinë gjinore dhe lirinë e medias
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, me të cilin ka diskutuar për çështje me rëndësi institucionale dhe shoqërore.
Përmes një postimi në “Facebook”, Haxhiu ka bërë me dije se në takim janë trajtuar të drejtat dhe siguria e grave, fuqizimi i të rinjve, liria e medias dhe reforma zgjedhore.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar agjendës parlamentare për barazinë gjinore, si dhe rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e institucioneve dhe parandalimin e dhunës ndaj grave.
“Diskutuam për të drejtat dhe sigurinë e grave, fuqizimin e të rinjve, lirinë e medias dhe reformën zgjedhore. Vëmendje të veçantë i kushtuam agjendës parlamentare për barazinë gjinore dhe rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e institucioneve dhe parandalimin e dhunës ndaj grave”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka njoftuar se me ambasadorin McGurk kanë diskutuar edhe për prioritetet legjislative të Kuvendit dhe mundësitë për mbështetje në këto fusha.



